E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, Berisha përuron rrugën Instituti Bujqësor- Bulçesh

Investimi prej 176 milionë lekësh përfshin dhe sistemin e rrjetit të energjisë elektrike, telefonisë, si dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.
     
Përpara banorëve të bashkisë së Kamzës, Kryeministri u zotua se “qeveria do të asfaltojë dhe sistemojë çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit tuaj. Banorët e Kamzës, Paskuqanit dhe të gjithë banorët e ardhur nga të katër anët e vendit, nga Vaqarri deri në Zall-Herr, kanë ndërtuar qytetin më të madh dhe më të bukur të vendit, dëshmi e energjisë së tyre krijuese, e vendosmërisë për të pasur një jetë më të mirë”, theksoi Kryeministri.    

Z. Berisha u ndal dhe në fitoren e së djathtës në komunën Ballagat të rrethit të Lushnjes, ku javën e kaluar u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj njësie vendore.
     
“Kjo fitore është dëshmi e një ndryshimi të madh në vlerësimin e programit të kësaj qeverie. Por, nga ana tjetër është edhe një flakje e doktrinës së mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me të cilën ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u paraqit para shqiptarëve për vite të tëra”, tha Berisha.
     
Kryeministri sqaroi se "them ish-kryetari, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor, Rama mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do i besojnë atij do të pakësohet, deri sa ta lenë vetëm me shalsat e tij".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›