Pakistan, vritet planifikuesi i sulmeve të Al Kaedës
Më anë të një deklarate për mediat zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një udhëheqës i Al Kaedës është vrarë gjatë një sulmi me aeroplan pa ekuipazh në Pakistan, në fillim të këtij muaji.
Sipas tyre sulmi kishte shënjestër Aslam Avan, i përshkruar si planifikues i jashtëm i operacioneve për Al-Kaedën. Zyrtarët e Pakistanit nuk kanë mundur të konfirmojnë se Avan ishte vrarë nga sulmi i aeroplanit pa ekuipazh në provincën kufitare, Vaziristani Verior.
Raportohet se ky ishte njëri nga sulmet e para në afro gjashtë javë, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara gabimisht vranë 24 trupa pakistaneze.