E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braho: 180 orë video me afera korruptive

Videoja u shfaq nga ish-deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili pretendon se ka edhe dhjetëra videoja të tjera, çka gjithsej, janë rreth 187 orë transmetim.

Shumicën e këtyre videove janë regjistruar nga Priftit me të njëjtën metodë siç ka regjistruar edhe videon me Metën.

“Ky filmim është bërë 10 ditë pas filmimit të Meta. Janë të njëjtat mjete filmimi.  Tik-taku i orës dallohet qartë, nuk e di nëse është e njëjta orë me atë që filmoi z.Meta. Biseda është e vështirë në filmim por bëhet fjalë për shkëmbim parash. Përmban dhe emrin e z.Meta. Ka një shpirtbardhësi të Priftit që thotë, një pjesë t’ja çojmë, pjesën tjetër do e mbajmë vet. Një pjesë e këtij materiali ka qenë pjesë e dosjes së z.Meta për hetim. Prokuroria nuk lejoi që ky person të thirrej si dëshmitar, ai që paraqitet me njollë në filmim. Nuk e di pse por më bën të dyshoj se këta të dy persona kanë një marrëveshje që konkretizohet me një aferë korruptive që bëhen pjesë e PS-së. Ky person, bashkë me Gramoz Ruçin e Tom Doshin kanë udhëtuar në Gjermani. Të dyve u është premtuar që do të ishin në listën e deputetëve, njëri në Vlorë tjetri në Shkodër. Të tëra këto incizuara nga Prifti dhe ndodhen në këtë çantë”, tha Braho në “Opinion”.

Ai shtoi se janë rreth 187 orë filmime, ku Prifti por edhe njerëz të tjerë të opozitës janë të përfshirë në afera korruptive. “Janë 187 orë filmime. Unë kam detyrim ligjor që t’i çoj pranë organeve gjykatëse. Si mund të mos i çoj ku aty përmenden emra që janë pjesë e strukturave të shtetit. Z.Prifti si prodhues, një pjesë të tyre i ka përdorur dhe i ka dorëzuar, një pjesë i ka ruajtur. Një pjesë janë dhe në dorën time. Këto nuk janë video që janë prodhuar nga unë. Në vendin dhe kohën e duhur do të bëhen publike. Jemi akoma në studim. Nuk e di a do të dalë vendim i qeverisë por Prifti duhet të trajtohet si pjesë e kabinetit. Nuk do t’i ruaj një vit si z.Prifti. Unë i disponoj prej dy javësh. Z.Prifti i ka bërë presion gjykatës me këto video ndërsa unë jo.  Nuk mund ta vërë askush në diskutim vendimin e Gjykatës së Lartë”, deklaroi Braho. /Start/

                                                                                             2012-01-20 08:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›