E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani bombardon Talibanin

Forcat pakistaneze janë përfshirë në luftime te ashpra me forcat e Talibanit dhe Al Kaides për të tretën ditë me radhë në përpjekje për t'i dëbuar ato nga ky rajon.

Luftimet më të fundit kane çuar sërish në zhvendosje të mijëra banorëve lokal të cilët përpiqen t'i shmangen rrezikut nga luftimet mes talibanit dhe forcave qeveritare.

Shumë prej të zhvendosurve ankohen se janë duke u ndëshkuar masivisht.

Duket shumë e vështirë të kuptohet se kush po e fiton këtë betejë pasi të dyja palët pohojnë se i kanë shkaktuar dhjetëra viktima palë kundërshtare. /bbc/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›