Pakistani i gatshëm për bisedime me talibanët

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha sot se qeveira pakistaneze është e përgatitur për bisedime me militantët talibanë, por vetëm nëse këta të fundit ulin armët.
Malik tha se “minimalja e axhendës është që talibanët të ulin armët e tyre dhe të ofrohen, nëse mendojnë se mund të mbajnë kallashnikovët në duar dhe të bisedojnë, kjo nuk do të ndodh.”
Të dyja palët së fundmi janë shprehur të gatshme për bisedime, por pas zhvillimeve të fundit ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.