E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për kufizimin e imunitetit, Sequi: Betejë dekleratash


Politika dhe zyrtarët shqiptarë janë izoluar në “bunkerin e imunitetit” që u shërben si mburojë përballe çdo efekti ligjor. Presidenti Bamir Topi ka qenë mjaft i ashpër me çëshjten e imunitetit të zyratërve të lartë që është shëndruar në një pengesë për intitucionet e hetimit.
E për të shkatërruar këtë mburojë ambasadori i BE-së Ettore Sequi thotë se duhet konsensus i madh politik. Por debati për imuitetin në koneferencën “Reformimi i sistemit të imuniteteve në Shqipëri” është shëndrruar në një beteje deklaratash mes ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe kryeporkurores Ina Rama.
Dhe ata që e kanë për detyrë për të marrë iniciativën e heqjes së imunitetit kanë mbetur sërish në vorbullën e akuzav politike.
Gjatë konferences projekti kundër korrupsionit në Shqipëri “PAKA” dhe projekti i konsolidimit të sistemit shqiptar të drejtësisë “Euralius” kanë propozuar ndryshimin e 7 neneve të Kushtetutës për kufizimin e imunitetit të deputetëve , ministrave e gjyqtarëve.
“Paka” dhe “Euralius” propozojnë që
1-Heqja e imunitetit për deputetët të jetë me votim të hapur e jo të mbyllur siç veprohet aktualisht
2- Kufizimi i imunitetit me anë të një projektvendimi të miratohet me 93 vota
3-Heqje të imunitetit për ministrat, Avokatin e Popullit dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit
4- Deputetët nuk do mbajnë përgjegjësi penale apo civile dhënë për mendimet e dhëna për një projekligj të caktuar
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›