E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani i kthen SHBA-ve mbetjet e helikopterit të 2 majit

Pentagoni ka njoftuar se Pakistani i ka kthyer pjesët e helikopterit të ushtrisë amerikane, që u rrëzua gjatë bastisjeve ku u vra edhe lideri i Al Kaidës, Osama bin Laden.

Zëdhënësi, Kolonel Dejv Lapan, ka thënë se pjesët e mbetura të helikopterit janë kthyer gjatë fundjavës.

Helikopteri, besohet se është një “Blackhawk”, i modifikuar dhe nuk mund të vihet re nga radarët.

Operacioni i 2 majit ku u vra Osama bin Laden, ka vështirësuar marrëdhëniet mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Pakistanit.

Zyrtarët paktistanezë kanë thënë se bastisjet kanë qenë një shkelje e sovranitetit të shtetit të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›