E Diel, 1 Nëntor 2026

Strauss-Kahn i pafajshem Ish-shefi i FMN-se aktualisht ne arrest shtepie

ADN-ja e gjetur në veshjet e punonjëses së pastrimit të hotelit në Nju Jork është e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, i cili u akuzua nga 32-vjeçarja për abuzim seksual.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane dhe franceze pasi autoritetet Nju Jorkeze analizuan veshjet e punonjëses së pastrimit ku gjetën në bluzën e saj spermën e 62-vjeçarit.

Ekspertët theksojnë se nga gjurmët dhe provat e ADN-së nuk ka dëshmi për përdorim dhune.

Policia dhe prokuroria nuk deshën të deklaroheshin pas këtyre njoftimeve.

Strauss-Kahn ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Ndërkaq, hetuesit raportuan se janë duke kryer analiza të tjera nga mostrat e qilimit dhe sipërfaqeve të ndryshme të marra nga suita ku flinte natën e 14 majit ish-shefi i FMN-së.

Avokat i Straus-Kahn, Benjamin Brafman, tha se Prova mjeko-ligjore, do të dëshmojnë se nuk ka patur një marrëdhënie seksuale të dhunshme.

Pala mbrojtëse pritet që të argumentojë në 6 qershor, përkatësisht seanca tjetër gjyqësore, se ka patur marrëdhënie seksuale mes Strauss-Kahn dhe punonjëses së hotelit por ka qënë një marrëdhënie jo e dhunshme

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›