Kryengritesit libiane do hapin zyre te posacme ne Uashington
Kryengritësit libianë do të hapin zyrë në Uashington pasi Xhefri Fetlman, ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet e Lindjes e Mesme, i bëri një ftesë udhëheqjes së kryengritësve.
Feltman tha se kryengritësit e Libisë kanë pranuar ftesën për të hapur një zyrë në Uashington.
Deklarata u bë nga qyteti i Bengazit në Libi, qytet i cili është nën kontrollin e kryengritësve libianë.
Feltman theksoi se udhëheqësi libian, Muamar Gedaf, duhet ta lërë menjëherë pushtetin.
“Me sulmet, kërcënimin dhe shtypjen brutale të popullit të Libisë, kolonel Gedafi e ka humbur legjitimitetin që të sundojë.
Ai nuk mund të rimarrë kontrollin në Libi dhe duhet të japë dorëheqje menjëherë”, tha Feltman.
Xhefri Fetlman gjendet në Bengazi për një vizitë treditore gjatë të cilës do të bisedojë me kryengritësit e Këshillit Kombëtar Tranzitor.