E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani lejon kalimin e tankeve furnizuese

Tanket e para furnizuese të NATO-s kanë kaluar përmes Pakistanit në Afganistan pas shtatë muajve që kur ishin mbyllur rrugët.

Kjo u arrit pas bisedimeve intensive ndërmjet zyrtarëve pakistanez dhe atyre amerikanë.

Kryeministri i Pakistanit, Raxha Pervez Ashraf tha, ditë më parë, se vazhdimi i bllokadës shtatë-mujore mbi furnizimet e NATO-s në Afganistan kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Rrugët për furnizimin e NATO-s në Afganistan ishin mbyllur nga Pakistani që nga nëntori i vitit 2011, kur si pasojë e një sulmi ajror të NATO-s u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›