Policia britanike arreston të dyshuarit për terrorizëm

Policia britanike arrestoi gjashtë persona të cilët akuzohen për terrorizëm.
Policia tha se pesë meshkuj dhe një femër janë arrestuar lidhur nën dyshimet për urdhërimin, përgatitjen dhe nxitjen e akteve terroriste.
Të arrestuarit janë rr eth moshës 18-30 vjeç, ndërsa janë kapur nga policia në pjesën perëndimore dhe jugore të Londrës.
Policia theksoi se arrestimet nuk kanë të bëjnë me Lojërat e ardhshme Olimpike.