E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani rifillon bashkëpunimin me NATO-n

NATO ka njoftuar se Pakistani ka rifilluar një lloj bashkëpunimi me forcat amerikane në Afganistan, pas goditjeve të NATO-s që vranë 24 ushtarë pakistanez.

Një prej zëdhënësve të aleancës, gjenerali gjerman Karsten Jakobson tha se Islamabadi ka komunikuar me aleancën për të parandaluar një shkëmbim zjarresh përgjatë kufirit, transmetojnë mediat.

Jakobson gjithashtu shpreson se ky bashkëpunim do të zgjidhë incidentit në provincën Paktia të Afganistanit Lindor, në mënyrë që të dyja palët të kenë mundësi të rinisin dialogun mes tyret.

Më herët, një prej zyrtarëve të lartë të ushtrisë pakistaneze, gjeneral majori Ashfaq Nadem, ka thënë se sulmi ajror i NATO-s ishte i qëllimshëm, gjë që mohohet nga Pentagoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›