E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat Qendrore bashkojnë forcat, reagojnë bursat

Rezerva Federale e SHBA-ve, Banka Qendrore Evropiane, Banka e Anglisë dhe Bankat Qendrore të Kanadasë, Japonisë dhe Zvicrës janë përfshirë në këtë plan.

Ata do të lehtësojnë blerjen e dollarit amerikan nga bankat, gjë e cila ata shpresojnë se do të ndihmojë bizneset që të kenë një qasje më të lehtë.

Bursat pësuan rritje të shpejtë menjëherë pas publikimit të lajmit. Përveç dollarit më të lirë, bankave do t’u sigurohet akses më i lehtë monedhat e tjera, kur dhe si të kenë nevojë, duke filluar nga 5 dhjetori.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, indeksi i Bursës “Dax” të Gjermanisë u rrit me 4 %,  “Cac 40” e Francës dhe “FTSE” e Britanisë me 3%.

Po ashtu, euroja pësoi rritje në këmbimin e saj me dollarin (1, 5 cent) duke arritur në vlerën, 1 euro -1.347 dollarë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-30 16:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›