E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani shtyn dëbimin e familjes së Bin Ladenit

Dëbimi i planifikuar i familjes së Osama bin Ladenit nga Pakistani është shtyrë, për shkak të vonesës së përgatitjeve të dokumenteve juridike.

Familja e Bin Ladenit, përfshirë tri bashkëshortet e tij dhe tetë fëmijë, ishte arrestuar nga autoritetet e Pakistanit, pasi lideri i Al-Qaidës u vra nga ndërhyrja e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, në qytetin Abbottabad, afër kryeqytetit pakistanez, Islamabad, në muajin maj të vitit të kaluar.

Pritej që familjarët do të largoheshin të mërkurën gjatë natës, pas mbajtjes së dënimit të shkurtër për hyrje ilegale dhe qëndrim në Pakistan.

Ka paralajmërime se pjesëtarët e familjes së Bin Ladenit do të fluturojnë në Arabinë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›