E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani testoi një raketë bërthamore

Ushtria e Pakistanit ka testuar me sukses raketën me rreze të mesme veprimi, e cila paraqet provën e tetë për këtë vit.

Raketa Hatf-V Gauri mund të bartë mbushje bërthamore deri në 1.300 kilometra, ka njoftuar ushtria pakistaneze.

“Kjo provë forcon kapacitetet e sigurisë së Pakistanit dhe sigurinë e tij kombëtare”, ka deklaruar ushtria.

Kjo nuk është prova e parë e raketës së tillë, të cilën në botën myslimane e posedon vetëm Pakistani.

Këto raketa kanë rreze të shkurtër dhe të mesme. Ndërkaq, rivali dhe fqinji i Pakistanit, India, ka testuar raketa me rreze të gjatë, Agni V.

India dhe Pakistani kanë luftuar tri herë dhe të dyja vendet kanë armë bërthamore qysh nga viti 1990.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›