E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet e naftes PS akuzon qeverine

Opozita ka bere publike ne Kuvend fakte qe sipas saj deshmojne se si qeveria i dha permes nje procesi teresisht korruptiv kompanise Stream Oil kater nga gjashte vendburimet e naftes ne vend.

Erjon Brace qe per kete ceshtje thirri ne interpelance ministrin e Energjitikes i eshte referuar dokumentave zyrtare per te provuar akuzat.

Pikerisht ne kete dokument te AKBN-se vihen ne dukje tre elemente qe dhenia e lejes per kete kompani ka qene e paligjshme qe jane pezulluar lejet per 3 kompani te tjera dhe duke krahasuar ofertat ajo e Stream Oil eshte me e uleta ka deklaruar Brace.

Por ministri i Energjitikes Ilir Meta tha se qeveria i eshte permbajtur ligjit dhe nese ka shkelje do te jete drejtesia ajo qe do te vendose.

Legjislacioni ne fushen e hidrokarbureve eshte njesoj si ne te gjitha fushat e tjera. Gjithcka behet ne baze te parimeve te konfidencialitetit. Te gjithe ata qe sipas zotit Brace kane bere shkelje te ligjit kur te thirren ne prokurori ta tregojne atje ka deklaruar Meta.

Kompania Stream Oil ka marre nga qeveria shqiptare te drejten ekskluzive per te shfrytezuar 4 nga 6 burimet e naftes ne vend.

Kompania qe ne faqen zyrtare figuron me seli ne Kanada ka perfaqesues te saj ne Shqiperi Arjan Tartarin partnerin e deputetes demokrate Albana Vokshi qe ne kohen kur eshte dhene licenca ka qene ne keshillin mbikqyres te Albpetrol.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›