E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakoja kushtetuese në “izolim”

Që nga marsi i vitit të kaluar pakoja me 10 amendamente për ndryshimet në Kushtetutë, ka mbetur në zyrën e kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi. Ky i fundit nuk e ka ndërmend ta fusë në procedurë të votimit, pasi për të nevojiten 2/3 e votave.

E gjithë puna që ka bërë komisioni ‘ad hoc’ parlamentar për ta bërë reformën në bazë të marrëveshjes së treshes Thaçi-Pacolli-Mustafa të vitit 2011, ka mbetur e ngrirë, ndonëse në aspektin procedural pas kthimit të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese është dashur të procedohet me votim në Kuvend, shkruan Tribuna.

Ndërkohë, partitë kanë ndryshuar fjalët sa i përket pjesës për zgjedhjen e presidentit nga populli. Ato fajësojnë njëra-tjetrën, duke thënë se me ndryshim të qëndrimeve po e çojnë reformën drejt dështimit. Kryetari i komisionit Arsim Bajrami, e ka vlerësuar të gabuar qasjen e partive politike që reformën kushtetuese po e përziejnë në debatet për reformën zgjedhore. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›