E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nuk e donte Dacin në krye të LDK-së

Në një kabllogram të hapur e të publikuar nga Wikeleaks, shihej qartë mbështetja e diplomatit amerikan Filip Golberg, për Fatmir Sejdiun dhe kundërshtimi i tij për ish-kryeparlamentarin Nexhat Dacin të cilin e cilësonte si idhnak.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci dhe ish presidenti Fatmir Sejdiu, ishin dy figurat të cilat mund ta drejtonin LDK-në, tre muaj pas vdekjes së ish kryetarit të kësaj partie dr. Ibrahim Rugovës. Në një kabllo diplomatike të datës 7 prill 2006, të nxjerrë nga Wikileaks, jep detaje për procesin e brendshëm të LDK-së në atë kohë, si dhe rolin e diplomacisë amerikane në këtë drejtim.

Në njoftimin e tij qe i bën Departamentit të Shtetit, ish shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Filip Golberg, shkruan se duhet të ketë kujdes për LDK-në, sepse si partia më e madhe qe është mund ta përmbysë pushtetin, transmeton Standardi.

Në këtë kabllo shihet qartë përkrahja për Fatmir Sejdiun, dhe penalizmi për Dacin. “Një nga kandidatët për kryetar është edhe idhnaku Nexhat Daci”.

Ai sqaronte se trashëguesi i LDK-së, mund të bëhet një ‘baba i Kosovës”, sepse mund të trashëgojë një bagazh të madh politik. Golberg kishte sqaruar se Nexhat Daci ka lidhje të ngushta me Behxhet Pacollin, figurë kjo e cilësuar si mjaft kontroverse, njofton Tribuna. “Daci ushtron detyrën e kreut të Kuvendit pa ndonjë kujdes, por duke u treguar mjaft autokrat. Ai ka pasur ndikim në përçarjen e Ekipit të Unitetit”, akuzonte diplomati amerikan./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›