E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakot-bombe Celula merr persiper autoresine

Me nje leter te publikuar ne nje web site te njohur ne Greqi grupi terrorist Komploti i celulave te zjarrit ka marre persiper pergjegjesine per 14 pakot-bombe qe ka cuar me poste ne shume ambasada te huaja ne Athine si dhe ne zyrat e udheheqesve europiane Angela Merkel Nikolas Sarkozy Silvio Berlusconi ne gjykaten europiane dhe zyrat qendrore te EUROPOL-it.

Ne peticionin prej 13 faqesh anetaret e ketij grupi shfaqin solidaritetin e tyre ndaj tre personave te arrestuar prej antiterrorit grek te cilet para disa ditesh kane pranuar qe jane pjese e grupit ne fjale.

Ajo cka bie ne sy eshte se per here te pare grupi perdor simbolin me te cilin edhe nenshkruhet peticioni ndersa fjalet kryesore qe karakterizojne gjithe shkrimin jane nuk mundemi rezistojme nuk shuhemi djegim nuk presim jemi te padurueshem.

Gjithashtu ata theksojne se organizata nuk do te arrestohet kurre sepse nuk eshte thjesht nje grup por nje rryme idesh dhe idete kurre nuk arrestohen.

Duke iu referuar ngjarjeve te 1 Nentorit autoret e peticionit shpjegojne edhe pse kane vene sasi te vogla eksplozive ne pakot-bombe duke ditur se ato nuk do te hapeshin nga vete ambasadoret apo udheheqesit e larte por nga nenpunesit e thjeshte.

Jemi gati te perjetojme periudha kohore me tension te madh sepse polarizimi dhe konfliktet jane te pashmangshme. Greqia vazhdon tatepjeten e saj ekonomike dhe do te behet ne te ardhmen arene e betejave te medha thuhet ne deklarate.

Ne tekst iu behet nje referim edhe levizjeve te tjera anarkiste ne te gjithe boten ndersa kerkohet edhe aleanca e tyre ne gjyqin e te arrestuarve qe do te zhvillohet me 17 janar te 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›