E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup policia bastis studiot e A1

Policia maqedonase ka bastisur para pak castesh studiot e televizionit A1 ne Shkup duke penguar zhvillimin e disa emisioneve politike.

Analisti i njohur i shtypit te vendit fqinj Kim Mehmeti ka bere te ditur per TCH se bastisja ka qene e papritur dhe se ajo mund te kete ardhur per shkak te linjes editoriale te ndjekur nga ky televizion.

Nje gje e tille ska ndodhur me pare. Erdha per nje debat dhe me priti policia askush nuk ka dhene shpjegime perse kjo po ndodh. Por behet fjale per televizionin me me shume influence qe eshte anti-qeveritar dhe mbase ka te beje me kete ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka shtuar se kjo bastisje mund te kete ardhur edhe pasi diten e djeshme A1 transmetoi dy intervista me politikanet shqiptare Pandeli Majko dhe Sabri Godo.

Une shpresoj qe kjo te mos kete lidhje. Ne duhet te jemi te lire te flasim per shqiptaret e Maqedonise ka shtuar Mehmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›