"Pakti", Kryeministri grek anuloi vizitën në Tiranë
TIRANE-Kryeministri grek, Jorgo Papandreu e ka anuluar vizitën e planifikuar për fundin e muajit shkurt në Shqipëri. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se Papandreu do vinte në Tiranë jo për vizitë zyrtare, por me rastin e mbledhjes së Internacionales Socialiste, kryetari i së cilës ai është. Mediumet greke theksojnë se pas rrëzimit të Marrëveshjes së kufirit detar nga Gjykata Kushtetuese, Papandreu e ka rishikuar vendimin e vet duke mos përcaktuar një datë të dytë. Ndërkohë mendohet se shkak për anulimin e kësaj vizite është bërë edhe situata politike në vendin tonë. Duke tentuar të shmangë keqinterpretimet e vizitës së tij nga të dy krahët e politikës shqiptare, Papandreu mësohet ta ketë shtyrë këtë vizitë për një kohë më të përshtatshme. Në fundin e muajit janar, Partia Socialiste filloi t'i kushtonte një vëmendje edhe marrëdhënieve me partnerët e saj të majtë në Europë dhe në botë. Për këtë u bë e ditur se në fundin e muajit shkurt do të organizohej në Tiranë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Burime zyrtare nga Partia Socialiste bën asokohe të ditur për "Gazeta Shqiptare", se në këtë mbledhje pritej të merrte pjesë edhe kreu i PASOK-ut, njëherësh edhe kreu i Internacionales, Jorgos Papandreu. Por tanimë kryeministri grek e ka anuluar këtë vizitë, ndërkohë që nga selia rozë nuk ka pasur asnjë sqarim për mediat.
Papandreu-Rama
Gazeta Shqiptare shprehet ne numrin e sotem se ka qene kjo arsyeja qe ka krisur marrdheniet mes Rames dhe Papandreut. Në prag të zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit, kreu i PASOK-ut, Jorgo Papandreu i dha një mbështetje të madhe publike Partisë Socialiste të Shqipërisë, e në veçanti kreut të saj, Edi Rama.
Në një takim me Ramën, Papandreu u shpreh se nëse socialistët do të vinin në pushtet në Shqipëri, atëherë do të sigurohej më shumë mbështetje ligjore për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndërsa fëmijëve që lindin atje do t'u jepej nënshtetësia greke. Kreu i Internacionales Socialiste kërkoi nga shqiptarët që të votonin Partinë Socialiste, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do "ndërtohej një shoqëri e drejtë mbi parimet e ndershmërisë".
Por, fakti që aleati i saj ideologjik në Shqipëri vendosi të ankimojë paktin detar në Kushtetuese, i ka mjaftuar PASOK-ut të Papandreut të deklarojë publikisht distancimin nga mbështetja politike që i ka dhënë deri më tani PS-së. Nëpërmjet zëdhënësit të kryeministrit, Jorgos Petaliotois, PASOK-u e ka bërë të qartë se aleanca ideologjike që e bashkon me Partinë Socialiste shqiptare nuk merret parasysh kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të Greqisë. "Afërsia ideologjike nuk ka asnjë lidhje me interesat kombëtare e shtetërore. Ne po e ndjekim këtë zhvillim. Është e vërtetë që lideri i socialistëve shqiptarë Edi Rama, që gëzon mbështetjen e madhe të zotit Papandreu, ishte ndër ata që e çuan çështjen në Gjykatë", - ka qenë përgjigjja lakonike e zëdhënësit të Papandreut pak ditë më parë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)