Hagë, rinis gjykimi i Karaxhicit për gjenocid
HAGE-Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic pritet të paraqesë sot përmbledhjen e strategjisë së tij mbrojtëse, në vazhdimin e gjykimit të tij për gjenocid në Tribunalin e Hagës.
Raportohet se Karaxhic pritet të nënvizojë qëndrimin e tij se serbët e Bosnjes ishin pakicë dhe përballeshin me përndjekje nga boshnjakët, dhe se serbët vepruan vetëm në vetëmbrojtje.
Karaxhic, 64 vjeç, përballet me 11 akuza, përfshirë gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në luftën e viteve 1992-95.
(d.b/BalkanWeb)