Moore: Marrëveshja me Serbinë fuqizon pavarësinë e Kosovës
PRISHTINE - Drejtori i Zyrës për Evropën Lindore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, deklaroi në një intervistë për RTK-në, se marrëveshja e arritur në Bruksel fuqizon pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se tani i mbetet qeverisë në Prishtinë dhe misioneve ndërkombëtare që ta zbatojnë këtë marrëveshje në terren.
Ka një marrëveshje dhe të dyja anët thonë se janë fitimtarë. A jemi me të vërtetë në situatë kur të dyja palët janë fituese?
Jemi në pozitë shumë të mirë. Shumë punë është bërë që t''''i sillnim edhe Kosovën edhe Serbinë në këtë pozitë të rëndësishme. Punë e madhe është bërë nga Bashkimi Evropian nën udhëheqësin e baroneshës Ashton, kontribut i madh është dhënë nga udhëheqësit politikë dhe figurat kyçe nga Kosova dhe Serbia. Kryeministri Thaçi ka bërë një punë të shquar dhe ai ka qenë i përkrahur edhe nga parti të tjera politike në këtë proces. Blerim Shala mund të jetë krenar me punën e tij. Në anën serbe, kryeministri Daçiq, sigurisht duke punuar bashkë me zv.kryeministrin Vuçiq, ka arritur shumë. Pas nëntë rundeve të dialogut, jemi në një pikë pozitive, por natyrisht, shumë më shumë punë duhet bërë për ta zbatuar këtë marrëveshje.
A ka qenë SHBA-ja e përfshirë në negociata në Bruksel dhe si mendoni se do të ndikojë marrëveshja në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.?
Sigurisht, SHBA-ja ka pasur një rol për ta ndihmuar procesin derisa është zhvilluar. Përqendrimi ka qenë në avancimin e perspektivave për në BE të Kosovës dhe Serbisë, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një cak kyç për Shtetet e Bashkuara dhe ne dëshirojmë të shohim të dyja shtetet duke rrugëtuar nëpër shtegun e BE-së. Ky proces e lehtëson këtë dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë ne në Shtetet e Bashkuara.
Kritikët thonë se marrëveshja në të vërtetë do të krijojë distancë edhe më të madhe mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse serbët në Kosovë tash do ta kenë komandantin rajonal të policisë në veri si dhe degë të Gjykatës së Apelit. A mendoni vërtet se kjo do ta rrezikojë Kushtetutën e shtetit të Kosovës?
Kjo është një mënyrë tërësisht e përshtatshme për të arritur qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve, të pasjes së institucioneve në veri që funksionojnë në mënyrë të duhur. Ky është një hap përpara. Do të duhet bërë më shumë hapa. Jemi mjaft të bindur se kjo marrëveshje do të jetë e suksesshme.
A mendoni se Kosova ka shkuar përtej Kushtetutës së saj?
Absolutisht jo. Kjo është mjaft në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës si dhe me nevojat dhe dëshirat e çdonjërit në Kosovë për të qenë në një shtet të begatë dhe të suksesshëm që e shfaq sovranitetin dhe pavarësinë e tij. Dhe kjo respekton të gjitha këto parime.
Sa i përket zbatimit - e dimë se serbët në veri kanë refuzuar marrëveshjen e arritur dje dhe kanë thirrur takim për të hënën kur do të deklarojnë krijimin e kuvendit të Kosovës veriore. A parashihni ndonjë problem lidhur me këtë?
Ka individë që janë ankuar dhe kanë bërë komente dhe deklarata. Jemi mjaft të bindur se ekziston çdo mundësi për të zbatuar këtë marrëveshje në mënyrë sistematike, paqësore, profesionale, dhe njerëzit – qoftë në veri apo tjetërkund në Serbi dhe Kosovë – do të shohin cilësi në këtë marrëveshje. Sigurisht, kjo është një demokraci, njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre. Njerëzit sapo kanë filluar të kuptojnë çfarë domethënie kanë hollësirat e saj. Duhet të ketë shumë më shumë diskutime lidhur me zbatimin. Pra, disa njerëz janë të shqetësuar, ata e kanë të drejtën për t''''u shqetësuar. Por, kur t''''i shohin hollësirat dhe mënyrat praktike në të cilën kjo do të shkojë përpara njerëzit në veri do të kenë një zë të duhur në institucionet e Kosovës, dhe mendoj se niveli i besimit do të rritet.
Kush duhet të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes në veri? Siç e përmendëm, serbët po e refuzojnë tash për tash. A parashihni ndonjë forcë më të madhe për zbatimin e marrëveshjes, si p.sh. KFOR-i dhe EULEX-i?
Për zbatim do të nevojitet bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe bashkësisë ndërkombëtare. Mënyra se si do të bëhet kjo saktësisht duhet të diskutohet në ditët e ardhshme. Ju lutem më falni që nuk ofroj më shumë hollësira. Sigurisht, marrëveshja porsa është nënshkruar dhe prapë ne jemi të bindur se gjitha këto do të zgjidhen. Sigurisht, ka rol për EULEX-in, KFOR-in dhe të tjerët në bashkësinë ndërkombëtare. Për shembull, për të mbajtur zgjedhjet në veri, ku OSBE-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, OSBE-ja parasheh të luajë një rol në zgjedhjet komunale aty po ashtu. Pra, gjitha këto do të vijnë në vendin e vet.
Ka pasur raporte se SHBA-ja dhe të tjerët janë pajtuar që kur të jetë ushtri Forca e Sigurisë e Kosovës nuk do të vendoset në veri. A është e vërtetë kjo? A ka qenë kjo me të vërtetë temë e diskutimeve?
Marrëveshja nuk i referohet drejtpërdrejt Forcës së Sigurisë së Kosovës. Unë këtë e shoh si çështje të ndarë. Ne në SHBA kemi marrëdhënie të mirë me FSK-në dhe me Ministrinë e FSK-së. Në NATO ka diskutime lidhur me ardhmërinë e FSK-së por kjo me të vërtetë është një çështje që është e ndarë nga kjo marrëveshje si rezultat i dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Por, është diskutuar apo jo?
Gjithmonë ka diskutime në margjina por nëse e shikoni tekstin e marrëveshjes nuk do të shihni referencë në FSK-në.
Kjo do të thotë se aty nuk ka marrëveshje lidhur me mosvendosjen e FSK-së në veri apo jo?
Mendoj se marrëveshja flet për vete.
Në fund, çka mund të presë tash Kosova nga BE-ja? A mendoni se do të vijnë njohjet aq të dëshiruara nga pesë shtetet e BE-së? A ka ndonjë arsye tash që ato të jenë të bllokuara sërish?
Ajo që është shumë e rëndësishme dhe çka është dërguar si mesazh i fuqishëm – jo vetëm duke iu falënderuar zyrtarëve në Kosovë por edhe Kethrin Ashtonit dhe kolegëve të saj në Bruksel – është besimi i madh në popullin dhe Qeverinë e Kosovës që kanë dhënë kontribute aq të rëndësishme në këtë dialog. Në nëntë sesione të ndryshme kanë vendosur ide të ndryshme në tavolinë, u janë përgjigjur profesionalisht pyetjeve dhe çështjeve që janë vënë në tavolinë nga Beogradi. Kjo u ka lënë përshtypje njerëzve në tërë Evropën. Ka të tillë që kanë thënë – mendoj në mënyrë shumë të pasaktë – se Evropa nuk e përkrahë Kosovën. Sigurisht, ne ndonjëherë dëgjojmë thashetheme se vetëm SHBA-ja përkrah Kosovën. Më duhet t’ju them se kjo nuk është e vërtetë, ne nuk e shohim këtë fare. Brukseli vërtet e respekton Kosovën, të ardhmen e saj dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kjo është një deklaratë shumë kuptimplote e Kosovës për shkak të mënyrës si janë zhvilluar diskutimet. Ju mund të vazhdoni ta ndërtoni këtë më tutje.
(er.nu/rtk/BalkanWeb)