Topi me propozim te Imamit nxjerr ne pension 4 ushtarake
Presidenti Bamir Topi dekreton shkarkimin dhe nxjerrjen ne rezerve te kater funksionareve te larte te Forcave te Armatosura. Ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Gjeneral Major Maksim Malaj si efekt pensioni eshte liruar nga kjo detyre. Zyra e shtypit te Presidentit ben te ditur gjithashtu se eshte dekretuar shkarkimi dhe nxjerrja ne rezerve e zevendeskomandantit te Komandes se Doktrines dhe Stervitjes Vladimir Qirjazit si dhe shkarkimi nga detyra dhe nxjerrjen ne rezerve te Komandantit te Forcave Detare Kudret ela. Presidenca njofton se kreu i shtetit dekreton nxjerrjen ne rezerve te oficerit me grade madhore Arian Zaimi me detyre keshilltar ushtarak i ministrit te Mbrojtjes. Arian Zaimi ka qene atashe ushtarak i Shqiperise ne NATO per nje pjese kohe te konsiderueshme. Ne vitin 2003 Zaimi u perfol si kandidat i mundshem per president konsensus. Sipas njoftimit zyrtar te zyres se presidences dekretet jane propozuar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe hyjne ne fuqi menjehere.