E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar, Meta: Do respektoj Kushtetuesen

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaron se qeveria do të respektojë vendimin e Kushtetueses për paktin detar me Greqinë, pavarësisht rezervave apo pretendimeve. "Qeveria do të respektojë vendimin e Kushtesueses sepse është domosdishmëri që vjen nga repskei i qeverisë për pavarësine Gjykatave. Ne do respektojmë vendimin pavarësisht nga pretendimet dhe rezerat që mund te kemi ndaj çdo vendimi", pohoi ai.
Zëvendëskryeministri deklaroi se qeveria do të lexojë argumentimet e Kushteteses për këtë vendim dhe më pas do të japë edhe sqarime. " Ne do lexojmë argumentet dhe më pas do bëjmë sqarimet e duhura. Dallimi mes mazhorancës dhe lidershipit të PS-së është se ne respektojmë vendimet e gjykatave edhe kur na pëlqejnë edhe jo", shtoi ai.
Meta theksoi se vendimi për rrëzimin e paktit detar me Greqinë nuk do ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
"Marrëdheniet Shqipëri-Greqi janë raporte qe do ecin para . Zgjidhja e gjithë çështjeve që janë të bartura nga e kaluara, si kjo, është domosdoshmëri", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›