E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i GJ.K,PS: Berisha të kërkojë falje, shkeli Kushtetutën

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar paktin detar me Greqinë ka reaguar Partia Socialiste. Deputetja e PS-së, Shegush Ligori ka deklaruar se Berisha duhet t'i kërkojë falje shqiptareve sepse pakti nuk respekton Kushtetutën dhe parimet e fqinjësuisë së mirë. Sipas saj, vendimi i djeshëm i Kushtetueses tregon se pushteti ka vepruar kundër interesave të vendit. "Vendimi i djeshëm i kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një kryeministër të marrë që është zënë me presh në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik", u shpreh ajo. Sipas Ligorit, shkelja që i ka bërë Berisha Kushtetutës është një arsye më tepër për të larguar atë më protesta. "Shkeljet që Sali Berisha i ka bërë kushtetutës dhe sot ka një arsye më shumë për ta larguar me protesta këtë pengmarrës të Shqipërisë nga detyra që nuk e kryen dot përveçse duke shkelur interesat e vendit e të popullit të tij", vijoi ajo.
PS reagoi edhe për deklaratën e kryeministrit lidhur me kredencialet e opozitës në K.iE. që sipas tij, i ka vetëm deputeti Kastriot Islami. "Dëgjuam Sali Berishën teksa fliste në mbledhjen e qeverisë për kredencialet e opozitës në Këshillin e Europës. I kujtojmë Kryeministrit të votave të vjedhura se për të shtatëmbëdhjetën herë rresht, kredencialet e tij në raport me Kushtetutën e Republikës kanë rënë", përfundoi Ligori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›