Pakti detar, Topi: Besoni tek insitucionet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi nuk ka dhënë asnjë përgjigje definitive lidhur me pozicionin e tij rreth paktit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ka bërë apel për besim tek insitucionet lidhur me këtë çështje. Ai tha se , si President duke pasur përgjegjësi kushtetuese si garant i Kushtetutës, por edhe duke pasur përgjegjësi morale ka ndjekur me interes këtë çështje jo vetëm mes medias, por edhe aktorëve insitutucionalë dhe ekspertëve. "Më lejoni t'ju falenderoj për ndjeshmërinë, por bëj thirrje që brenda kësaj ndjeshmërie të kemi besim te insitucionet e shtetit shqiptar se do dinë të përmbushin me luajalitet misionin e tyre , në këtë rast historik", tha Topi. Presidenti i Republikës theksoi se nuk mund të jepte asnjë përgjigje, sepse ku proces nuk është finalizuar. "Nuk mund të them asgjë definitive sepse ky proces nuk është finalizuar. Ka një kërkesë për në Gjykatën Kushtetuese, por ka edhe një procedurë që është në parlamentin shqiptar", tha ai. Sipas Bamir Topit, Shqipëria, Greqia dhe Italia kanë teknologjinë e duhur për përcaktimin e kufijve ujorë. "Edhe Shqipëria edhe Greqia edhe Italia që interceptojnë në të njëjtat ujra janë anëtare të NATO-s. Ka kaluar mundësia arkaike për t'u matur me metra , sepse vendet e NATO-ka kanë teknokogjinë për përcaktimin e duhur të kufijve . Të jeni sigurt se do jetë një proces i monitoruar me detaje. Me paktin final do jemi me të drejtat tona", përfundoi Topi.
Presidenti Topi dha këtë deklaratë në konferencën për shtyp me homologun hungarez Laszlo Solyom .
Presidenti Topi dha këtë deklaratë në konferencën për shtyp me homologun hungarez Laszlo Solyom .