Pakti me Greqinë, Meta: PS të marrë të gjitha të dhënat
“Jam i sigurt njëkohësisht se janë të mirëpritur gjithnjë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes që të informohen në mënyrën më institucionale dhe më korrekte. Unë i ftoj të informohen në Ministrinë e Jashtme, ata zgjedhin të bëjnë protestë para Ministrisë së Jashtme. Kjo është çështje e tyre, por këtu kemi të bëjmë me raporte shtetërore dhe kjo gjë natyrisht që kërkon një gjykim të pjekur, kërkon një rrugë institucionale larg interesave të ngushta politike.”, tha Meta gjatë një konference shtypi.
Ai tha më tej, se problemet e brendshme janë tjetër gjë, “ndërsa raporte të tilla janë shumë të rëndësishme dhe për këtë i ftoj të sillen më përgjegjësi, po është e drejt e tyre”.
Ai tha më tej, se problemet e brendshme janë tjetër gjë, “ndërsa raporte të tilla janë shumë të rëndësishme dhe për këtë i ftoj të sillen më përgjegjësi, po është e drejt e tyre”.