Pakistan, vriten katër ushtarë nga përleshjet
Katër ushtarë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë dy përleshjeve të veçuara, bëri të ditur ushtria përmes një komunikate.
"Ushtria ndërmori një operacion pasi mori për këtë urdhër nga qeveria. Operacioni filloi sot në mëngjes dhe në të u angazhuan trupa tokësore dhe mjete ajrore", i deklaroi AFP-së gjenerali Athar Abbas, zëdhënës i ushtrisë.
"Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave të sigurisë dhe terroristëve, dy ushtarë u vranë si martirë dhe katër të tjerë u plagosën në Mandana", deklaroi ushtria përmes një komunikate.
"Terroristët hapën zjarr mbi forcat e sigurisë në një pikë kontrolli rrugor dhe dy ushtarë u vranë si martirë, katër të tjerë u plagosën", vazhdoi burimi. Katër ushtarakë të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimeve të zjarrit ose nga raketa të talebanëve, përfundon kjo komunikatë.