E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Greqinë, një javë kohë për opozitës

02/11/2009  Gjykata Kushtetuese pret deri më 9 nëntor dokumentet shtesë të pesë partive

Legjitimiteti i subjekteve, e nevojshme edhe certifikata e regjistrimit në gjykatë

Partia Socialiste dhe pesë partitë e tjera që kanë animuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë detarë, kanë afat një javë të plotë për të plotësuar ankesën e tyre sipas kërkesën së kushtetueses. Burime zyrtare konfirmojnë për “Metropol” se përveç statuteve partitë firmëtare të ankimimit në fjalë duhet t’i bashkëngjisin kërkesës edhe certifikatën e regjistrimit të tyre në gjykatë si forcë politike. Dokumentet plotësuese ato duhet t’i depozitojnë në Gjykatën kushtetuese jo më vonë se data 9 nëntor. Pas kësaj date nuk do të pranohet asnëj dokumente, dhe kjo situatë do e vendosë institucionin në kushte të reja për të marrë një vendim pa i hyrë gjykimit të çështjes në brendësi. Para dy ditëve

Gjykata Kushtetuese, u ktheu mbrapsht gjashtë partive ankesën mbi marrëveshjen për shkak të statutit. Që ato të legjitimohen si subjekte që kanë të drejtë të vënë në lëvizje kushtetuesen, këto parti duhet të kenë të përcaktuar në statutin e tyre, se janë në mbrojtje të integritetit detar të vendit. Nga gjashtë parti mendohet e disa prej tyre nuk e kanë të parashikuar në status këtë përcaktim, gjë e cila rrezikon shqyrtimin e çështjes nga Gjykata duke e cilësuar kërkesën të pavlefshme. Pavarësisht asaj që do të vendoset, koha e gjykimit të marrëveshjes do të qëndrojë brenda dyerve të gjykatës më gjatë nga ç’ishte menduar, gjithmonë se institucioni vendimmarrës do të respektojë të gjitha limitet kohore që parashikon ligji. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” në nenin 52 të tij përcakton se shqyrtimi i kërkesës përfundon brenda 1 muaji nga data e paraqitjes së saj. Në këtë rast data e paraqitjes së kërkesës nuk do të llogaritet më 20 tetori, kohë kur u depozitua ankimimi, por data e paraqitjes së dokumenteve shtesë.

Kushtetuta dhe ligji

Për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë sipas Kushtetutës dhe ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit ajo vihet në lëvizje vetëm pasi bëhet kërkesë nga: a) Presidentit të Republikës; b) Kryeministrit; c) jo më pak se një së pestës së deputetëve; si dhe dh) Avokatit të Popullit; e) organeve të qeverisjes vendore; ë) organeve të bashkësive fetare; f) partive politike dhe organizatave të tjera; për çështje që lidhen me interesat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›