E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli në akuzën e Tiranës,disa prokurorë kanë shkelje

02/11/2009  Inspektimi nga Prokuroria e Përgjithshme. Këtë javë dalin konkluzionet

TIRANE- Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar kontrollin dy javor për 34 prokurorët e Tiranës, të cilët sipas ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë kanë kryer shkelje të rënda gjatë punës së tyre hetimore. Nga inspektimi i kryer nga 4 specialistët e kësaj drejtorie, mësohet se për disa prokurorë shkeljet e konstatuara nga ministria e Drejtësisë qëndrojnë, ndërsa ka raste ku konkluzjonet nuk përputhen dhe stregojnë aspak realitetin, procedural dhe ligjor të ndjekur gjatë hetimit të dosjes. “Gjatë kontrollit që kemi kryer, vumë re se qëndrojnë një pjesë e shkeljeve të nxjera në akt-kontrollin e inspektorëve të Drejtësisë. Këto shkelje janë në aspektin procedural si dhe disa të tjera janë të natyrës së ekzekutimit të vendimeve të paraburgimit”- shprehen burimet pranë organit qendror të akuzës. Pritet që gjatë kësaj jave specialistët e Drejtorisë së Inspektimit, të nxjerrin konkluzionet përfundimtare mbi punën hetimore të secilit prej prokurorëve të “shënjestruar” me shkelje nga ministria e Drejtësisë, e cila pak kohë më parë i dorëzoi kryeprokurores Ina Rama raport-kontrollin, nga ku i kërkonte marjen e masave ndëshkimore ndaj tyre. Hedhja e të dhënave përfundimtare në letër si dhe ballafaqimi i tyre me akt-kontrollin e ministrisë së Drejtësisë, do të sjellë zhvillime interesante, pasi prokurorët që janë zënë nga dy kontrollet me shkelje do procedohen me masa disiplinore apo administrative nga Prokurorja e Përgjithshme. Inspektimi erdhi menjëherë pas, reagimit që patën prokurorët e Tiranës, të cilët u shprehën se akti i kontrollit i kryer nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, nuk kishte natyrë realiste dhe s’pasqyronte me objektivizëm punën hetimore të Prokurorisë së Tiranës. Ndërkohë prokurorët që janë zënë me shkelje, kanë dorëzuar pranë Drejtorisë së Inspektimit, oponencën e tyre ku kanë sqaruar me imtësi të gjitha procedurat e ndjekura gjatë hetimit të çëshjeve hetimore. Sipas tyre gjithçka është konform rregullave të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në asnjë rast nuk është abuzuar me detyrn.

34 prokurorë për ndëshkim

12 prokurorë, masë disiplinore me shkarkim

10 prokurorë, masë disiplinore me transferim

12 prokurorë me masë disiplinore vërejtje

Shkeljet e kryera

Caktimi i masave të sigurisë

Ekzekutimin e vendimeve të paraburgimit

Përcaktimin e veprave penale

Pushimin e procedimeve penale

Shkelje në aspektin procedural

Lehtësimin e të pandehurve

Firmoset peticioni, i dërgohet Ina Ramës dhe presidentit Bamir Topi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›