E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Spanjen harrohet autorizimi nga Presidenti

TIRANE-Marreveshja mes Shqiperise dhe Mbreterise se Spanjes Per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal ne lidhje me tatimin mbi te ardhurat eshte nenshkruar ne kundershtim me ligjin dhe frymen kushtetuese. Ekspertet e pales shqiptare ashtu si ne rastin e paktit detar me Greqine nuk e kane marre autorizimin nga Presidenti i Republikes per te negociuar me palen spanjolle. Kjo per shkak se subjekt i kesaj marreveshjeje ne baze te nenit 3 te saj eshte Republika e Shqiperise. Ky fakt eshte bere dje shkak i debateve te ashpra ne komisionin parlamentar per Ceshtjet Ligjore ku pakti eshte depozituar per miratim.
Fillimisht ka qene deputeti demokrat Viktor Gumi qe ka kerkuar ndryshimin e titullit te projektligjit ku thuhet se kjo marreveshje nenshkruhet mes Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Mbreterise se Spanjes. Sipas tij marreveshja ne variantin origjinal specifikon qe ky pakt lidhet midis dy shteteve dhe jo midis Republikes se Shqiperise dhe qeverise spanjolle. I menjehershem ka qene reagimi i deputeti socialist Saimir Tahiri. Duke iu referuar rastit te marreveshjes se percaktimit te kufirit detar me Greqine ai kerkoi nga perfaqesuesi i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Gjergji Butka i cili ishte thirrur ne komision per te mbrojtur paktit ne emer te qeverise nese ishte marre apo jo plotfuqia nga Presidenti i Republikes. Por pergjigjia e marre prej tij ishte se kjo ka qene vazhdimesi e nje mosmarreveshjeje apo e nje kerkese qe ne e kemi zgjidhur vetem sepse keshtu kemi qene te orientuar qe kjo do te jete forma e nenshkrimit te marreveshjes. I pakenaqur nga pergjigjia e Butkes deputeti i PS-se Tahiri ka insistuar serish duke kerkuar nga specialisti i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve nje pergjigje me te sakte per pyetjen. Por ne vend te Butkes ka nderhyre kreu demokrat i komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali i cili mbylli debatet duke hedhur ne votim propozimin e Gumit qe u rrezua me shumice votash.

Ne kuptimin ligjor plotfuqi nenkupton nje dokument te posacem qe leshohet nga kreu i shtetit ose i qeverise dhe qe emeron nje ose disa persona qe te perfaqesojne ate ne zhvillimin e bisedimeve ose nenshkrimin e traktatit a marreveshjes. Neni 4 i ligjit Nr.8371 date 9.7.1998 Per lidhjen e traktateve dhe marreveshjeve nderkombetare sanksion se dokumenti i plotfuqishmerise ne rastin kur subjekt i marreveshjes eshte shteti shqiptar leshohet nga Presidenti i Republikes.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›