E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti paqesor me Palestinen

Qeveria izraelit ka nxjerr të dielën një projekt-ligj me të cilin do ta çojë në referendum marrëveshjen eventuale paqësore me palestinezët, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet gjatë negociatave, do të hidhet në referendum”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

“Është e rëndësishme që për vendime të tilla historike të votoj çdo qytetar, pasi po flasim për të ardhmen e shtetit”, thotë komunikata e nxjerr të dielën.

Projekt-ligji i qeverisë së Benjamin Netanyahut, sipas këtij njoftimi, do të dërgohet “urgjent dhe me prioritet” për miratim në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›