E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet per avionin e linjes Rome-Shkup

Mesditën e sotme avioni i linjës Romë-Shkup ka bere një ulje te detyruar në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza” në Tiranë.  Avioni i linjës Romë-Shkup mësohet se ka pasur 68 pasagjerë në bord. Piloti ka pasur dyshime se dicka nuk shkonte ne drejtimin e avionit dhe per te qene i sigurte është ulur ne aeroportin Nene Tereza.  Pas verifikimeve qe kane zgjatur rreth nje ore eshte mesuar se nuk bëhej fjalë për një defekt serioz. Pasagjerët janë rinisur serish drejt destinacionit, pasi jane bere kontrollet e nevojshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›