E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët formojnë qeverinë e përkohshme

Fraksionet rivale palestineze kanë emëruar presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, për kryesues të qeverisë së përkohshme, e cila do të mbikëqyrë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe legjislative.

Marrëveshja, që u bë e ditur të hënën, është arritur gjatë bisedimeve në Katar në mes të Absasit, liderit të Lëvizjes sekulare Fatah dhe Khalid Meshalit, lideri i lëvizjes islamiste, Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës.

Takimi i Katarit pason një marrëveshje ripajtimi të nënshkruar në mes të fraksioneve në muajin prill, e cila ka për qëllim që t’i jep fund katër viteve të qeverive të ndara në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Nën kushtet e marrëveshjes, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale duhet të mbahen në muajin maj, edhe pse vonesat në zbatimin e marrëveshjes mund të çojnë në shtyrjen e kësaj date.

Është e paqartë nëse shtetet e Perëndimit dhe Izraeli do të pranojnë një qeveri që përfshin Hamasin, që konsiderohet si organizatë terroriste. Siç dihet, deri me tani Perëndimi ka mbështetur dhe financuar vetëm autoritetin e kryesuar nga Abbas në Bregun Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›