Obama angazhohet për diplomaci me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur bindjen se Izraeli nuk ka vendosur nëse do ta sulmojë Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor.
Duke folur për mediat amerikane, Obama tha se SHBA-ja po punon ngushtë me shtetin izraelit për të zgjidhur krizën.
Ai përsëriti se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë, por theksoi se Washingtoni është në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike.
Irani këmbëngul se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime civile paqësore dhe jo krijimin e bombës bërthamore, për çfarë e akuzon Perëndimi.
Komentet e Obamës vijnë pasi komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hussein Salami, ka paralajmëruar se Teherani do të hakmerret kundër çdo vendi që ndërmerr sulme kundër Republikës Islamike.