Rusia dhe Kina mbrojnë veton e tyre ndaj rezolutës për Sirinë

Qeveria e Rusisë tha se i vuri veton rezolutës së mbështetur nga vendet perëndimore dhe ato arabe, sepse e pa atë si një ultimatum për heqjen nga posti të presidentit Assad, aleatit të vetëm ushtarak të Moskës në Lindjen e Mesme. Moska akuzoi mbështetësit e rezolutës se u mungon vullneti politik për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Siri.
13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor të rezolutës.
Kryengritja 11 mujore e opozitës në Siri kundër sundimit autokratik të Assad është kthyer muajt e fundit në një konflikt të hapur mes kryengritësve dhe forcave pro Assadit, pas goditjes me pasoja tragjike të qeverisë kundër protestuesve paqësorë.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quajti veton e Kinës dhe Rusisë një "farsë" dhe u zotua të punojë me vende të tjera për të forcuar sanksionet rajonale dhe kombëtare dhe për të eliminuar burimet e fondeve dhe armëve që e mbajnë gjallë makinën e luftës së regjimit.