E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çlirimi i Libisë zyrtarizohet të dielën

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka thënë se do të shpallë një qeveri të re të përkohshme brenda muajit, ndërsa brenda tetë muajsh pritet të mbahen zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

Një zëdhënës i Këshillit, Abdel-Rahman Busin, tha se po bëhen përgatitjet për ceremoninë e së dielës.

Çlirimi do të shpallet tri ditë pas vdekjes së Muamer Gadafit dhe rreth 2 muaj pas rënies së Tripolit në duart e forcave anti-Gadafi.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-22 20:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›