E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia per perfshirjen sociale ulet varferia

Ne Tirane eshte prezantuar raporti i pare per monitorimin e zbatimit te strategjise se perfshirjes sociale nga 2007-2013. Politikat qe jane ndjekur nga qeveria shqiptare kane sjelle nje ulje te ndjeshme te varferise nga 18.5 ne 2005 deri ne 13 ne 2008. Kjo ka qene deklarata e ministrise se punes e cila udheheq zbatimin e kesaj strategjie.

Rritja e perfitimeve te sherbimeve sociale publike si dhe zgjerimi I infrastruktures kane qene tregues te rendesishem qe kane patur ndikime te drejteperdrejta ne uljen e nivelit te varferise. Sipas anketes se matjes se standartit te jeteses perqindja e popullsise se varfer eshte zvogeluar nga 18.5 ne vitin 2005 ne 135 ne vitin 2008 tha ministri Spiro Ksera.

Nje element i rendesishem ne zbutjen e varferise ne vend kane qene dhe reformat ne sistemin shendetsor. Shqiperia sipas kreut te Shendetesise Petrit Vasili ndryshe nga vitet e kaluara po shenon nje ulje te vdekshmerise foshnjore por edhe te asaj ametare nderkohe qe sistemi i referimit ka afruar me shume popullaten me sherbimet shendetesore.

Ka shenuar ulje te metejshme te dy treguesve delikate dhe te rendesishem mortalitetit foshnjor dhe atij amtar ne menyre te qendrueshme dhe pa kthim pas. Eumlshte sigurisht nje lajm shume I rendesishem dhe shume pozitiv per gjithe sistemin medico-social qe ekziston ne Shqiperi tha ministri Vasili.

Raporti i pare konstaton se nga 2005- 2009 jane punesuar rreth 8000 mije te papune nga te cilet 2000 i perkasin grupeve te vecanta.

Edlira Sulejmani

Azhornuar se fundi e hene 01 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›