Japoni, stuhia tropikale godet impiantin

Operatori i centralit bërthamor të Japonisë ka ndërprerë punën jashtë ndërtesës, për shkak të stuhisë tropikale. Vetëm pak ditë më pare, menaxherët e kompanisë njoftuan se centrali atomik i Fukushimës nuk ishte gati të përballej me një mot të ashpër.
Shira të dendura dhe erëra të forta po godasin veri-lindjen e Japonisë, që ishte shkatërruar më parë nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.
Autoritetet lokale druhen se më shumë material radioaktiv mund të rrjedhë nga impianti drejt tokës dhe detit. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar rrezikun e rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve.