E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marilyn Monroe, dalin foto të papublikuara

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 20:00

Një seri fotosh të pabotuara të Marilyn Monroe me kostum banjoje, të gjetura rastësisht në vitin 1980, janë publikuar sot në faqen e internetit të CNN, pak ditë nga 85 vjetori i lindjes së aktores mit, e vetëvrarë në 1962.

Fotot dhe negativët ishin blerë nga një koleksionist, Anton Fury, në një treg të gjërave të lira në Parsippany, në New Jersey, për dy dollarë.

Ishin dy zarfe, një me të pabotuarat e Marilyn dhe tjetra me fotot dhe negativët e Jayne Mansfield. /tch/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›