Pallatet në Tiranë, nën penelin e kryebashkiakut Rama
Edhe një ylber nuk do ta rivalizonte dot atë që sprucohet fasadave të Tiranës. Pallatet, të rinj e të vjetër të gjithë kanë një formë artistike. Madje aq e shumëllojshme dhe shumëgjyrëshe saqë po të mos kishte zallamahinë e madhe, Tirana jonë do të qe paralelja e botës së ccudirave, të Lizës së famshme. Po të shohësh, në këto pak vite trendi i shndërrimit të pamjes metropolitane, nuk ka shfaqur një uniformë. Çdo objekt i nënshtrohet një fantazie, e realizuar kjo me ngjyra të shumëllojshme e po kështu edhe sa u takon formave. E kuqe, portokalli, blu e theksuar e kombinime nga më të ndryshmet, viza, shigjeta, pemë e mbishkrime, të gjitha këto dalëngadalë po i etiketojnë Tiranës, epitetin e qytetit të shumë ngjyrave. Tek e fundit, shumëllojshmëria e ngjyrave mund të jetë edhe një dalje nga realiteti i pluhurit dhe mjergullës së smogut që mbëshjtjell kryeqytetin tonë, paçka se shumë banorë nuk e konsiderojnë estetikisht ndonjë gjetje të madhe. Shumica e projekteve janë ideime të vetë kryebashkiakut të qytetit, e si të tilla përfaqësjnë prirjet dhe pasionin e tij të vjetër për pikturën. Por, edhe nëse kjo përpjekje e tij për të ndryshuar fytyrën e Tiranës nuk garanton sukses, tek e fundit, kjo mund t'i sigurojë atij memorje të gjatë mes këtij qyteti.