ISKSH shpall reformën spitalore
Spitalet futen në skemën e sigurimeve shëndetësore me borxhe. ISKSH ka shpallur nisjen e reformës më të madhe spitalore në vend, sipas së cilës këto të fundit dë të jenë vetë ëprgjegjëse për përdorimin e fondeve e sidomos për furnizimin me medikamente. Ccështja e borxheve, i cili është një problem i mbartur kap shuma shumë të mëdha. Ajo që deklarohet zyrtarisht është 640 milion lekë, gjë e cila përbën problem për një reformë të kësaj përmase. Një pikë tashmë e vendosur e kësaj reforme, është e drejta që do të kenë spitalet për përdorimin e të ardhurave dytësore, e sidomos trashëgimi i fondeve të papërdorura gjatë vitit. Një ngërc i kësaj reforme, duket të jetë mënyra e financimit të parave, të cilat detyrimisht do të kalojnë nëpërmjet ministrisë së Financave, ndryshe nga ccfarë u praktikua me qendrat shëndetësore të cilave u dorëzoheshe dhe buxheti. Sipas vendimit përkatës për nisjen e reformës, ISKSH parashikon që deri në muajin mars të ketë realizuar lidhjen e të gjitha kontratave me drejtuesit e spitaleve.