Pallati Spineli ndermerr misionin Shqiperia
Momentet dramatike kanë edhe mundësitë për të dalë nga trauma. Në fushën e trashëgimisë e dëshmon përmbytja e Firences nëntorin e 1966-ës. “Kryqëzimi” i Cimabue-s ishte simbol i tragjedisë.
Të dhënat kërkimore për ruajtjen e veprave të artit që u mblodhën në dhjetë vjet pas ngjarjes, ishin baza që e bënë Firencen kryeqendrën e restaurimit. Lindi kështu më 1976, në Pallatin “Spinelli” Instituti i Artit dhe Restaurimit.
Përvoja e Spinelli-t mendohet të mbjellë dicka me të quajturin Misioni “Shqipëria” që zë fill te nënshkrimi i marrëveshjes midis Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare për Tiranën dhe Pallatit “Spinelli”.
Pjesë e marrëveshjes për Misionin “Shqipëria” është Konsorciumi për Zhvillim dhe Promocion nga Bolonja që përfaqësohet nga Federico Federici.
Bashkëpunimi me Pallatin Spieneli sjell mbështetje për artet, artizanatet, dixhitalizimin, restaurimin. Aty kanë marrë tanimë një përvojë specialistët e Laboratorit të Restaurimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
Strukturat e trashëgimisë në qendër e rrethe mund të paraqesin ide dhe kërkesa për nevoja restaurimi, mirëmbajtjeje apo administrimi të monumenteve të kulturës për t'u përfshirë në Misionin “Shqipëria”.