E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet kolana memuaristike e historise se genocidit komunist

Insituti i Studimeve te Krimeve të Komunizmit prezanton kolanen e dytë prej 10 veprash kujtimesh, ditaresh memuaresh,  dhe letërsi të cilat sjellin fakte mbi historinë e genocidit komunist. Agron Tufa  thote se  keto  vepra kane vlera historike dokumentare dhe njerëzore. Qëllimi i këtyre botimeve është i qartë të pasqyrojne  te verteten  bazuar mbi  dokumenta arkivor qe u transformua prej 50 vitesh diktaturë.

Pjesë e dokumentuar e historisë janë edhe veprat e shkruara në formë kujtimesh, ditaresh ose memuaresh, të cilat sjellin fakte mbi historinë e genocidit komunist.  E tillë është edhe Seria prej 10 librashu  që u prezantua  në ambientet e Ministrisë së Kulturës.  Agron Tufa  e vë theksin  te vlera historike dokumentare dhe njerëzore të këtyre veprave.
Kjo kolanë i ngjan një gjerdani të cmuar  ku secili libër është një hallk më vete. Libri i Uran Butkës  “Kryengritja e pare  kundër komunizmit” sjell fakte të reja bazuar në dokumenta arkivor. Gjithashtu edhe kalvari I grave në burgjet e komunizmit shkruar nga Fatbardha saraci sjell fakte rënqethëse. Ministri i Kulturës këtë e quan letërsi të vërtetë.  E ku në këtë kolan veçon përkthyesin Guljem Deda
Insituti i Krimeve të Komunizmit promovon kolanen e dytë, por ato premtojnë që nuk do rreshtin  së botuari dhe nxjerrjen në dritë e kësaj memuaristike, transformuar apo qoftë edhe zhdukur prej 50 vitesh diktature.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›