E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet dhe demtohet kisha 400 vjecare e Shen Gjergjit ne Shipske te Korces

Vidhet dhe dëmtohet kisha 400 vjeçare e Shën Gjergjit në  fshatin Shipskë. Policia dyshon se objektet e vjedhura mund të trafikohen jashtë vendit.
Në këtë kishë nuk ka roje. As edhe sistem alarmi. Kjo u ka dhënë më tepër lehtësi hajduteve per te kthyer gjithçka përmbys. 
Ne fillim kane sharruar hekurat e  dritares në pjesën e pasme të objektit . pasi kane hyre brenda kanë shkulur ne qender te kishes një pjesë të ikonostasit të punuar në dru dhe ar. 
Autoret kanë dëmtuar edhe pjesët e tjera të ajodhimës, gjithashtu të punuara me të njëjtën teknikë, karakteristike për ikonografinë e shekullit të 17. 
Kujdestari i kishes thote se ,përveç objekteve me vlera të rralla artistike, është vjedhur edhe shuma e të hollave në arkës.   
Kjo kishe  është bastisur edhe 4 herë të tjera . Prej  saj janë marrë pothuajse të gjitha objektet me vlerë, ndërsa nuk është gjetur ende asnjë autor.
Policia e Korçës dyshon se vjedhja eshte kryer nga me shume se dy persona dhe qe jane njohes te mire te  veprave të artit.
Referuar vjedhjeve të ngjashme në objektet e tjera të kultit në këtë zonë , policia nuk përjshton mundësinë ,që  ato të nxirren jashtë kufirit, për tu shitur më pas në tregun e zi  të vendeve të Rajonit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›