E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pallati i Sportit në Gjirokastër, i shndërruar në hapësirë moderne për të rinjtë dhe sportdashësit

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi inspektoi sot punimet në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës.

Pallati i Sportit është shndërruar në një hapësirë moderne, ku janë ngritur dhe ekipet e të rinjve në disiplina të ndryshme sportive që përfaqësojnë qytetin në kampionate ndërkombëtare.

“Më e rëndësishmja nga të gjitha është dhe që bashkë me kopshtin, ne kemi filluar aktivizimin e klasave sportive. Përveç volejboll, futboll sot që po flasim, po bëhet kampionati kombëtar i moshave të pingpongut. Janë të rinj e të reja nga gjithë vendi që po bëjnë një nga aktivitetet e radhës. Ndërkohë janë edhe hapësirat ndihmëse dhe mbështetëse të Pallatit të Sportit. Klasa e parë dhe ambienti i parë janë në shërbim të mundjes e në vazhdim kemi grupe të tjera”, tha kryebashkiaku Golemi.

I kthyer tashmë në një hapësirë moderne, Pallati i Sportit është bërë një vatër për të gjithë sportdashësit.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›