E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri-Andorrë në “Air Albania”, publikohen formacionet zyrtare

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë për eliminatoret e Botërorit, përballë Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Pas humbjes ndaj Anglisë në transfertë, kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në shtëpi, në një sfidë ku vijnë si favoritë.

Trajneri Silvinjo në konferencën para ndeshjes tha se gabimet nuk lejohen në përballje si kjo, nëse synohet vendi i dytë.

Pak minuta para fillimi të sfidës, tekniku kuqezi ka zbuluar edhe titullarët ndaj Andorrës.

Silvinjo ka bërë katër ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Anglisë. Shehu do të bëjë debutimin në mesfushë, ndërsa ndryshon totalisht sulmi, me Brojën, Manajn dhe Hoxhën që e nisin nga fillimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

Andorra: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera.

Nërsa Policia e Shtetit është e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›