E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pallati pa certifikatë pronësie në Fier – Mbi 20 vite pa dokumente, banorët protestojnë te Kadastra

60 familje dhe se 20 biznese të një pallati në lagjen “Apolloni “ në Fier, enden dyerve të institucioneve për më shumë se dy dekada pasi ende nuk janë pajisur me certifikatë pronësie. Një përfaqësi e tyre kanë protestuar këtë mëngjes pranë Kadastrës së Fierit.

“S’po marrim dot certifikatat e shtëpive, kemi ardhur disa herë por na sjellin pengesa. Nuk na japin asnjë zgjidhje”, tha një banor.

Ndërkohë ndërtuesi i pallatit 12 katesh, Njazi Vrenozi, thotë se ngërçi ka ardhur pasi ka pasur një mospërputhje të metrave të deklaruara nga ish-pronarët, problem që sipas tij, tashmë është sqaruar tashmë.

I kontaktuar në telefon drejtori i Kadastrës Everest Kazheli ka pohuar se dosja do të trajtohet me prioritet për ti dhënë zgjidhje sa më të shpejtë shqetësimit të banorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›