Paloka: Ne opozitë luajale, nuk ka fraksione brenda PD
TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një prononcim për News 24, komentoi seancën e parë të Kuvendit, ndërsa tha se ajo ishte thjesht formale.
Paloka u shpreh se, opozita e re do jetë luajale dhe e ndershme, ndërsa do presë me padurim që kryeministri i ri të përfshijë në programin e qeverisë premtimet e bëra në fushatë.
“Ne do jemi opozitë luajale dhe e ndershe, nuk do bazohemi në shpifje dhe dhunë kur të mos kemi argumenta. Ne do mbajmë qëndrim luajal jo vetem ndaj qytetarëve, por edhe ndaj kësaj mazhorance nëse ndonjëherë do shohë interesat e qytetarëve. Por nëse do ta përdorë pushtetin për ëndrrat e Kocove të Ramës, do ti kthehen ëndrrat në mankthe”, tha Paloka
“Të shohim cdo bëjë me legalizimet dhe shëndetësinë falas, shpërblimin e të persekutuarve me 25 euro në ditë, të shohim nëse do ulë dhe do heqë taksat për 95% të shqiptarëve. Të shohim a do jenë premtimet e Ramës në program”, vijoi ai.
Sipas Palokës, kjo mazhorancë, “përvec numrave nuk ka pika të forta”. “Grupi ynë është 10 herë më lart mazhorancës”, komentoi ai.
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së hodhi poshtë zërat për ekzistencën e disa fraksioneve brenda kësaj partie. Sipas tij, “Brenda PD nuk ka fraksione dhe grupe, ka mendime ndryshe por kjo s’do të thotë që ka fraksione, është diçka normale”, komentoi ai.
(m.a/BalkanWeb)